Vrasja e Gentjan Beqirit, gjykata lë në burg Jaçen, liron Florenc Capjen
Gjykata e Elbasanit ka dalë në një tjetër vendim për dy të akuzuarit për vrasjen e Gentjan Beqirit, të cilët më herët i kishte lënë në arrest me burg.Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në arrest me burg të dyshuarin Arben Jace, ndërsa Florenc Capja do gjykohet në gjendje të lirë.Shtetasi Gentian Beqiri i paralizuar, u ekzekutua në banesën e tij më 15 gusht, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë.Policët thanë se dy autorët ishin prezantuar si shokë të viktimës dhe sapo kanë hyrë brenda qëlluan me breshëri 40 vjecarin, ndërsa dhunuan për vdekje babain e tij, Nezir Beqiraj, 78 vjec, i cili ndërroi jetë vetëm pak caste pas vrasjes së të birit.Në fillim u dyshua se i moshuari kishte pësuar atak kardiak i shokuar nga ngjarja, por ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se Nezir Beqiri, kishte marrë goditje pas koke me mjete të forta.