Lancohet iniciativa Raiffesen bank invest euro
Tashmë investitorët apo individët mund të investojnë në formën e fondeve në euro në bankën Raiffesen.Me lancimin e iniciativës së Raiffesen bank invest euro parashikohet që investitorët të mund ti depozitojnë kursimet e tyre në euro duke përfituar menaxhim profesional të portofolit të aseteve, likuditet të fondeve dhe kthim tek investimi.Drejtues të Raiffesen bank thanë se objektivi i këtij fondi është i përshtatëshëm për të gjithë investitorët duke filluar nga një shumë minimale investimi në fond me vetëm 250 euro.Nga ana tjetër kryetaja e autoritetit të mbikëqyrjes financiare Enkeleda Shehi e konsideroi këtë një hap shumë të rëndësishëm në drejtim të menaxhimit të fondeve të investitorëve.Iniciativa e “ Raiffesen invest euro” vjen pas suksesit të shënuar nga fondi prestigjoz i Raiffesen.