Politrama mbetet në Spitalin Ushtarak, administrimi nga MSH-ja

Shërbimi i politraumës në Spitalin Ushtarak nuk do të transferohet as si godinë dhe as si staf në QSUT apo në një tjetër hapësirë por i vetmi ndryshim është se politrauma do të kaloj në administrimin pra në financimin e ministrisë së shëndetësisë.Kundër trasferimit si godinë kanë qënë edhe autoriteti shëndetësor në spitalin Ushtrak si drejtori i këtij spitali Bedri Mihja, si dhe Mihal Misha, shefi i reanimacionit dhe Edi Gjika shefi i ortopedisë.Por në komisionin e shëndetësisë, diskutimet mbi këtë çështje ka qënë të ashpra deri në akuza ndaj ministrit Imami si mungesë transparente ndaj publikut për vendime të tilla. Fillimisht opozita në komision tha se është e paqartë me këtë master plan dhe atë çfarë mund të ndodhë me stafin mjekësor të këtij pavioni.Por Ministria e Mbrotjes ka dhe një tjetër projekt, krjimin e një spitali fushor të lëvizshëm të vënë në dispozicion të forcave të armatosura për të përballuar çdo ngjarje të rëndë. Pas diskutimeve gati 2 orë në komisioni Ministri Imami tha se nuk bëhet fjalë për privatizime nga nje spital privat ashtu siç është akuzuar por vetëm për administrim të këtij shërbimi nga MSH.