Fondi Shqiptar i Zhvillimit asfalton rrugën në Kozarë të Kuçovës
Komuna Kozarë lidhet më rrethin e Kuçovës me një rrugë krejtësishtë të asfaltur. Kjo rrugë së pari do të ndihmoj fermerët e zonës të cilët kanë tashmë akses me tregun e qytetit për të shitur prodhimet e tyre. Janë 3.8 km rrugë të asfaltuar nga fondi shqiptar i zhvillimit dhe donatorë të huaj duke përfshirë në këtë investim edhe kanalizmet apo vepra të ndryshme sipas projektit në fjalë. Drejtori i Fondit Shqiptar i Zhvillimit Benet Beci ka parë nga afër punën dhe u shpreh opttimis se 8 mijë banorë të Kozarës do ta kenë shumë herë më të lehtë të udhëtojnë për në qytet dhe nën anën tjetër duke shkurtuar në masë distancën.Eksperët e fondit thotë se investimi i fundit është bërë në vitin 1998 dhe prej kësaj kohe askush nuk ka vënë dorë mbi këtë rrugë. ndërsa vetë banorët tha se rruga e dikurshme e amortizuar ka qënë një pengesë serioze për ta.Rruga e re fillon në qëndrën e Komunës Kozarë dhe përfundon në tregun e qytetit të Kuçovës, një tjetër investim i realizuar nga FSHZH në vitin 2002. Në pjesën urbane, rruga ka një gjerësi asfalti prej 6 m dhe është e pajisur me trotuare në të dy krahët. Në pjesën tjëtër të rrugës e cila shkon deri në qëndër të komunës Kozarë, gjerësia e rrugës është 5 m, ka trotuare dhe ndriçim publik në zonat e banuara.