Fier, në pranga një person për vrasje të mbetur në tentativë

Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas, i cili akuziohet për një vrasje të mbetur në tentativë. Arjan Habibaj është arrestuar pasi një ditë më parë tentoi të vrasë shtetasin me iniciale A.I.Nga të shtënat me armë zjarri të lëshuara nga Habibaj në drejtim të shtetasit A.I, ka mbetur i plagosur ky i fundit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mbi Habibaj rëndon edhe akuza për armëmbajtje pa leje. Materialet për këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.