Ligji për mbetjet, Mediu: Legjislacioni ynë është më strikti
" Legjislacioni ynë për mbetjet është më strikti dhe me masa shtrënguese më të forta se ato që aplikojnë shumë vende të BE-së. Kështu është shprehur Ministri i mjedisit Fatmir Mediu në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në kuadër të certifikimit të ligjit të integruar të mbetjeveve nga RENA (Rrjeti Rajonal Mjedisor per Asocim). Mediu tha se është ecur mirë në fushën e legjislacionit dhe kjo falë mbështetjes së Komisionin Europian dhe përfaqesia e tij në TiranëSipas Ministrisë së Mjedisit ky ligj është diskutuar për më shumë se 1 vit me të gjithë aktorët e shoqërise civile të interesuar për Mjedisin.Sipas Mediut edhe pushteti lokal dhe qëndror kanë dëgjuar dhe vlerësuar pa përjashtim vërejtjet e çdo individi apo subjekti të përfshirë në këtë proces pa asnjë lloj paragjykimi apo përjashtimi.