Kukës, vrau babanë se nuk i dha para, arrestohet 36-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 11:55
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vrarë babain e tij pas një zënke me këtë të fundit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën Tërthore të Kukësit ku 36-vjeçari Avdi Laçi ka qëlluar për vdekje babënë e tij Sali Laçi 74 vjeç.Sipas policisë sherri mes 36-vjeçarit dhe të moshuarit ka nisur pasi ky i fundit refuzoi t`i jepte paratë e pensionit për të luante bixhoz. Kundërshtimi i 74-vjeçarit duket se nuk i ka përlqyer djalit të tij i cili e ka goditur të atin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 36-vjeçari Avdi Laçit i cili njihej si person që luante në lojra fati dhe kishte krijuar varësi ndaj tyre.