Guidë turistike vullnetare, iniciativa nga të rinjtë në Kurbin

Kurbin - Kanë identifikuar zonat me interes për vizitorët dhe turistët dhe në mënyrë vullnetare kanë ndërmarrë një nismë për hartimin e një guide. Janë të rinjtë e Kurbinit ata që po tentojnë të sjellin në vëmendjen e turizmit disa prej aseteve më të rendësishme që ndodhen përgjatë kësaj zone.Fillimisht po i vizitojnë vete ata, në menyrë që të grumbullojnë informacion dhe ta prezantojnë në guidën e tyre. Janë të bindur se kjo sipermarrje vullnetare është tepër e vlefshme dhe se i jep më tepër rëndësi historisë, peisazhit, objekteve të kultit dhe gjithçkaje që gjendet sot në Kurbin.Kjo iniciative cilësohet e rëndësishme në një periudhe kur Shqipëria ka nevojë të madhe për promovimin e zonave, që ende nuk janë të njohura as për vet qytetarët e saj, për të mos folur për prezantimin e tyre para turistëve të huaj. Të parët për lajmin e fundit.Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter