Unaza e Re e Tiranës, vijon prishja e ndërtimeve pa leje

Tiranë - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijoi edhe sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.Gjatë ditës së sotme, forcat e INUK prishën 5 objekte, të cilat thanë se janë shpronësuar dhe pronarët kanë marrë shpërblimin monetar.Aksioni do të rinisë ditën e hënë me prishjen e objekteve të tjera. Në kuadër të këtij projekti do të prishen rreth 300 objekte në disa faza. Në kuadër të aksionit deri tani janë prishur 18 objekte.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter