Shkodër, Gjok Uldedaj “Qytetar Nderi” i Kelmendit, vlerësim për kontributin e ish-deputetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2014, 16:29
Shkodër- Komuna e Kelmendit në Malësi të Madhe ka vlerësuar me tutillin "Qytetar Nderi" ish deputetin e Qarkut të Shkodrës Gjok Uldedaj, për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e tij intelektual dhe politik ndër vite në zhvillimin e kësaj zone.Në një ceremoni të organizuar gjatë aktiviteteve të përvitshme për "Logun e Bjeshkëve" ,Uldedaj i është dorëzuar titulli nga kreu i komunës Kelmendit, Gjeto Dukaj.Gjok Uldedaj është shprehur i nderuar për vlerësimin që i është bërë nga kjo zonë, pasi ky titull sipas tij rrit më tepër përgjegjësinë për të kontribuar.Gjatë mandatit si deputet i Qarkut të Shkodrës në periudhën 2009-2013, me lobimin e tij pranë Qeverisë Shqiptare, Shkodra mori një vëmendje të veçantë.