Francë, 3 punëtorë gjejnë dhe vjedhin thesarin 900 mijë euro

Paris- Tre punëtorë francezë janë paraqitur në gjykatë, pasi akuzohen se kanë vjedhur një thesar me vlerë 900.000 euro.Sipas mediave franceze, ngjarja ngjan me përrallat e lashta, pasi punëtorët kanë qenë duke punuar një tokë private në kohën kur kanë gjetur thesarin të groposur.Tre punëtorët thuhet se kanë qenë duke punuar dhe niveluar për disa ditë një parcelë toke në një shtëpi në Normandi, kur zbuluan 16 shufra ari, dhe 600 monedha ari. Thesari, i cili ishte i vendosur në vazo qelqi, mendohet se është fshehur aty gjatë Luftës së Dytë Botërore.Punëtorët nuk iu kanë treguar asgjë pronarëve të tokës dhe shtëpisë, por kanë vendosur ta vjedhin.Të moshës 20, 33 dhe 40 vjeç, punëtorët mendohet se ja kanë shitur thesarin një koleksionisti monedhash në Francë.Zyrtarët tatimorë franceze janë alarmuar kur një nga punëtorët ka depozituar dy çeqe me vlerë të lartë në llogarinë e tij bankare.Hetusit më pas e kanë ndaluar menjëherë për ta marrë në pyetje dhe punëtori ka pranuar krimin e tij, duke treguar edhe hollësi të ngjarjes.Tre punëtorët tashmë priten të dalin para gjykatës në Veriperëndim të Parisit. Gjithashtu në gjykatë do të paraqitet edhe koleksionisti i cili ka blerë thesarin, me akuzen e trajtimit te mallrave të vjedhura, pavarësisht se ai ka e ka mohuar një gjë të tillë.Çdo shufer ari peshon një kilogram ndërsa 600 monedhat e ari, që datojnë nga vitet 1924-1927, peshojnë 33g secila. Sipas policise franceze, menjehere pas gjetjes se thesarit, te tre puntoret kishin nisur një jetë luksi, duke blerë shtëpi luksoze, makina shumë të shtrenjta, motorë dhe gjithashtu kishin investuar ne sigurimin e jetës.Pronarët e shtëpisë, të cilët dëshirojnë të mbeten anonim, jetojnë në një fshat të vogël në veri-perëndim te Francës. Burri i shtëpisë tha se askush nuk e di këtë histori, madje as fëmijët e tij, duke u shprehur se që kur ka marrë vesh për gjetjen e thesarit nga punëtorët, nuk ka fjetur gjumë natën. Madje, përpara se punëtorët të nisnin punën, ai u kishte thënë, nëse gjeni një thesar, mos e fshihni.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter