Mbyllja e universiteteve, Udhëzimi: Ja si do të bëhet transferimi i studentëve

Tiranë – Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka lëshuar sot udhëzimin për procedurat sesi do të bëhet transferimi i studentëve nga universitetet, publike dhe private, të cilëve iu është hequr licensa.Studentët kanë të drejtë që brenda datës 20 shtator 2014 të aplikojnë për transferimin e studimeve në universitetet që ata dëshirojnë duke paraqitur dokumentet përkatëse.Brenda datës 25 shtator 2014,  universitetet, që do të presin studentët, do të ngrenë komision vlerësimi për njohjen dhe ekuivalentimin e krediteve të grumbulluara.Ai kryen renditjen e studenteve aplikantë mbi bazën e një sistemi pikëzimi të vendosur me vendim të senatit akademik. Më pas komisioni përcakton listën e kandidatëve që do të pranohen në rastin e IAL-ve publike duke u bazuar në numrin e kuotave të parashikuara për transferime.Brenda datës 6 tetor 2014 lista e kandidatëve  i përcillet dekanatit.  Institucioni hap procedurat per regjistrimet e kandidateve nga data 7 tetor 2014 deri nd oren 12.00 të datës 10 tetor 2014.IAL-ja shpall listat e kandidatëve të regjistruar per program studimi brenda ores 16.00 të datës 10 tetor 2014 në vende të dukshme si dhe ia përcjell ato Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në formë elektronike në adresn [email protected] brenda po të njejtës datë, shoqëruar me agumentimin sesi janë përzgjedhur kandidatët, brenda datës 16 tetor 2014.Diplomimi dhe transferimiNë këtë udhëzim, që mban nr.25 dhe datën e sotme, 11 gusht 2014, thuhet se “studentët që në vitin 2013-2014 kanë ndjekur studimet në një nga institucionet e arsimit të lartë, që iu është hequr licensa, mund të transferojnë studimet e tyre në programe studimi të njejta apo të ngjashme të të njejtij cikël studimi në një universitet publik ose privat të arsimit të lartë, brenda ose jashtë vendit.Në pikën 2 të udhëzimit sqarohet se janë këto universitete që duhet të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mesimore - shkencore për vitin 2013-2014; të organizojnë sesione të jashtëzakonshme provimesh dhe mbrojtje të temave të diplomës për studentët që nuk kanë arritur t'i shlyejnë për këtë vit dhe, një plan të qartë me data dhe objektiva konkrete, t'ia vënë në dispozicion, Ministrisë së Arsimit benda datës 13 gusht 2014.Në pikën 3 të udhëzimit flitet për studentët që kanë përfunduar studimet dhe mbrojtjen e temës së diplomës, të cilëve duhet t’iu lëshohet diploma me suplementin përkatës brenda datës 1 shtator. Po ashtu, dosja e çdo studenti duhet të përfundohet nga universitetet tashmë pa licensë, brenda datës 1 shtator 2014. Në këtë dosje duhet të jetë i përfshirë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për çregjistrimin dhe regjistrimin më pas në një tjetër universitet.Në pikën 7 të udhëzimit theksohet se plani i plotë i programit të studimit, duhet të ketë brenda edhe kreditete për çdo lëndë.Studentët kanë të drejtë që brenda datës 20 shtator 2014 të aplikojnë për transferimin e studimeve në universitetet që ata dëshirojnë duke paraqitur dokumentet përkatëse.Dokumentat që i kërkohen studentin për regjistrimin në universitetin ku transferohetStudentët kanë të drejtë të aplikojnë për transferimin e studimeve brenda datës 20 shtator 2014. Për të aplikuar, studentët duhet të paraqesin:1.Dosjen e studentit që përmban a- Dokumenti i çrregjistrimitb-Plani i plote i programit të studimitc) Lista e lëndëve të shlyera me notat dhe kreditet përkatëse;d) Lista e notave dhe kreditet e fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, e cila do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve te programit të studimit të ndjekur;e) Kopje e kontrates së lidhur në kohën e regjistrimit te studentit në IAL përkatëse dhe kopje e dokumentit qe dëshmon zgjidhjen e kontratës;l) Diplomat e cikleve të mëparshme të studimit dhe/ose të shkollës së mesme të kryer nga studenti (institucioni mban një fotokopje të vulosur nga vete institucioni), si dhe kopje të dosjes së regjistrimit fillestar të studentit në këtë IAL.2.Fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore sëbashku m çertifikatën e notave (më në detaje, e ka Udhëzimi në PDF)3. Për studentët që aplikojnë për transferim të studimeve në programe studimi të ciklit të dytë, fotokopje e noterizuar e diplomës ose diplomave të cikleve të mëparshëm të studimit të arsimit të lartë sëbashku me çertifikatën e notave dhe suplementin e diplomës përkatëse. Në rastet kur dokumenti është lëshuar nga një institucion i huaj, ai duhet legalizuar në vendin ku ndodhet institucioni dhe të përkthehet ën gjuhën shqipe.4. Dokument identifikimi, për të cilin mbahet vetëm fotokopja.5.Dy fotografi6. Deklarata e kandidatit që ai nuk ndjek ndonjë program studimi tjetër në institucione të tjera të arsimit të lartë dhe që nduk do të ndjekë njëkohësisht një program tjetër studimi.7. Autorizim për trajtimin e të dhënave personale.Universitetet, që do të presin studentët, ngrenë komisione vlerësimiNë pikën 8 të udhëzimit thuhet se universitetet, që do të presin studentët, do të ngrenë komision vlerësimi për njohjen dhe ekuivalentimin e krediteve të grumbulluara.Ky komision, mblidhet brenda datës 25 shtator 2014 dhe kryen renditjen e studentëve aplikantë mbi bazën e një sistemi pikëzimi."Komisioni i vlerësimit, njohjes dhe ekuivalentimit, i ngitur në universitetet pritëse. mblidhet brenda datës 25 shtator 2014. Ai kryen renditjen e studenteve aplikantë mbi bazën e një sistemi pikëzimi të vendosur me vendim të senatit akademik. Sistemi i pikëzimi konsiston të paktën në noten mesatare të studimeve të shkollës se mesme, studimeve universitare pararendëse dhe performancës (ritmit) shlyerjeve të detyrimeve akademike në IAL-te paraardhëse. Në përfundim të vlerësimit dhe renditjes së aplikantëve, Komisioni përcakton listën e kandidatëve që do të pranohen në rastin e IAL-ve publike duke u bazuar në numrin e kuotave të parashikuara për transferime ndërsa në rastin e IAL-ve private duke u bazuar në numrin maksimal të studentëve per program studimi të percaktuar me vendim të senatit akademik"Lista e kandidatëve, e përcaktuar sipas parashikimeve në pikën 9 të këtij udhezimi, i përcillet dekanatit përkatës brenda dates 6 Tetor 2014.  Institucioni hap procedurat per regjistrimet e kandidateve nga data 7 tetor 2014 deri nd oren 12.00 të datës 10 tetor 2014. IAL-ja shpall iistat e kandidatëve të regjistruar per program studimi brenda ores 16.00 të datës 10 tetor 2014 në vende të dukshme si dhe ia përcjell ato Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në formë elektronike në adresn [email protected] brenda po të njejtës datë, shoqëruar me agumentimin sesi janë përzgjedhur kandidatët, brenda datës 16 tetor 2014.Në pikën 15 të udhëzimit thuhet edhe se universitetet që iu hiqet licensa, nuk kanë të drejtë të kryejnë asnjë veprim financiar apo lëvizje në llogaritë bankare të institucionit, përveç atyre që kanë lidhje me kthimin e pagesave të kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të studimet.Universitetet që ju hoq liçenca me vendim qeverieheqje licencear.sh/Oranews.tv

Udhëzim për universitetet që ju është hequr liçenca