Berisha: Rendi në kaos, Rama loz basketboll, Tahiri në jahte 3 mijë euro dita
Tiranë – Ish-Kryeministri Berisha i ka kërkuar mbështetësve të tij në Fb që t’i drejtojnë një pyetje Kryeministrit: Kur do të lodhen vrasësit së lari hesapet në këtë vend?!Dhe duke i kujtuar Ramës, vendosjen e rendit në 300 ditë, Berisha i kujton se statistikattregojnë një bilanc lufte ndërkohë që "Rama loz basketboll kurse zëdhënësi i tij për rendin bën pushime në jahte ultraluksoze me 170 mijë euro java ose thuajse 3 mijë euro dita."“Rendi eshte drejt kaosit si kurre me pare. Vetem ne muajin korrik ka patur 13 viktima e te vrare kundrejt 10 te vrareve ne qershor dhe ne korrikun e vitit 2013, pra 22% me shume, - shkruan Berisha. - Ka patur 54 te plagosur kundrejt 41 te plagosurve ne qershor 2013, apo 13 te plagosur me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare, apo thene ndryshe 26% me shume. Ne korrik 2014 kishte 41 vetvrasje dhe 39 tentativa per vetvrasje, kundrejt 33 vetvrasjeve dhe 30 tentativave per vetvrasje ne qershorin qe kaloi.Ne 24 oret e fundit ka 7 te vrare dhe te plagosur te moshave 4 - 50 vjeç. Ky eshte bilanc lufte. Rama loz basketboll ne Vlore kurse zedhenesi i tij per rendin ben pushime ne jahte ultraluksoze me 170 mije euro java, ose thuajse 3 mije euro dita. Per te justifikuar deshtimin total dhe degradimin e rendit drejt kaosit,Rama, si asnje politikan tjeter, inkurajoi krimin me deklaraten e tij se "vrasjet jane larje hesapesh mes krimineleve te dores se pare". Tani nuk na mbetet gje tjeter veçse te pyesim Edvinin, qe premtoi se per 300 dite do vendoste rendin, edhe per sa kohe nuk do lodhen vrasesit se lari hesapet, qe ne Shqiperi te vendoset rendi?!” – përfundon Berisha shënimin e tij.ar.sh/Oranews.tv