Ukrainë, predha godet burgun, arratisen 106 të burgosur, një i vdekur

Një predhë ka goditur një burg të sigurisë së lartë në qytetin Donetsk në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar një situate kaotike. Sipas zyrtarëve në Donjesk, 106 të burgosur janë arratisur, një ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve në Donetsk, disa nga të burgosurit e arratisur janë rikthyer në burg, por pjesa më e madhe ka ikur. Zëdhënësi i këshillit të qytetit Maksim Rovensky tha se të arratisurit janë persona të dënuar për vrasje, grabitje dhe përdhunime, duke lënë të kuptohet se janë kontigjent i rrezikshmëm për tu lënë i lirë në vend.Ndërkohë situata paraqitet mjaft problematike në lindje të Ukrainës, ku autoritetet po konsiderojnë mundësinë e lejimit t ë një misioni humanitar në vend, pasi shume qytete kanë mbetur pa energji elektrike, pa ujë dhe pa ushqimet baz . Shumë qytetarë janë përballur me vështirësi të mëdha në jetën e tyre të përditshme, duke u strehuar në bodrume pasi kanë frikë nga sulmet që po zhvillohen nga të dyja palët, ushtria ukrainase dhe rebelët pro-ruse. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se do ta lejojë ndërmarrjen e misionit të ndihmës humanitare në Ukrainën Lindore, duke shtuar se çdo ndihmë që do i vijë rajonit, duhet të hyjë vetëm përmes pikave të kontrollit të drejtuara nga ushtria e Ukrainës dhe të mos shoqërohet me forca ushtarake.I gjithë procesi i ndihmave humanitare do të jetë nën mbikqyrjen e plotë dhe të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, pasi presidenti Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një konsultimi për çështjen e Ukrainës, ranë dakord se çdo ndërhyrje e rebelëve pro-rusë atje, e cila do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe "do të provokonte ngjarje të reja me pasoja të renda", do të dënohej me sanksione edhe më të rënda nga ana e Perëndimit. Rreth 1,500 persona kan ë vdekur që nga fillimi i konfliktit ne muajin prill t ë k ëtij viti. Luftimet e ashpra kanë bërë që shumë persona të lënë shtëpite e tyre, shumica prej të cilëve ka ikur në Rusi.