Berat, vullnetarët në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar, edhe për ta ditë të bukura vere
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2014, 16:15
Berat- Nëpërmjet një projekti të realizuar nga një grup vullnetarësh, personat me aftësi të kufizuar në qendrën “Lira” po kalojnë ditë argëtuese përgjatë këtij sezoni veror.Ky projekt, synon të ndihmojë personat me aftësi të kufizuar në Qarkun e Beratit, për t’i integruar në jetën sportive e sociale. Aljona Kristuli vullnetare, thotë se cdo ditë për integrimin e këtyre personave, ka nga një plan të përcaktuar, kryesisht realizohen lojëra krijuese sportive.Projekti i cili do të vazhdojë deri në fund të gushtit, ka për qëllim të përfshijë këtë kategori personash në jetën sociale dhe artistike.