Jahjaga e Thaçi një zë: S'do lejojmë që Kosova të eksportojë terroristë

Kosovë – Dy krerët e Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi janë bashkuar sot në një zë duke deklaruar se nuk do të lejojë që Kosova të kthehet në një vatër të radikalizmit ose siç u shpreh vetë Thaçi, në "një tokë të plleshme” për armiqtë e vlerave euroatlantike.Pas arrestimit të mbi 40 personave, të dyshuar si xhihadistë, Thaçi ka lënë një mesazh sot në Fb, në të cilin shkruan: “Siç kam paralajmëruar edhe javën e kaluar, organet shtetrore kanë filluar një aksion të gjërë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut. 40 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja duke e rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe rendin kushtetues.Ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë të keqe dhe nuk do të ndalemi me kaq. E ritheksoj se Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular.”Kurse, Presidenja Jahjaja, ka pritur në një takim të posaçëm, ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ian Cliff, ambasadoren e Republikës së Francës, znj. Maryse Daviet, Zv.ambasadorin e Republikës së Gjermanisë, z. Matthias Kiesler dhe Zv.Sshefin e Misionit Italian, z. Salvatore Marino, të cilët i njoftoi për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.Sipas një postimi në Fb nga Presidenca e Kosovës, Jahjaga ka theksuar se çështja e ekstremizmit dhe terrorizmit po trajtohet me përparësi të veçantë dhe tha se së bashku me mekanizmat e sigurisë ka bashkërenduar veprimet institucionale për t’u përballur me këto kërcënime.Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova asnjëherë nuk do të bëhet një eksportuese e ekstremizmit dhe terrorizmit si dhe nuk do të shndërrohet në një bazë për elemente të këtilla. Ajo tha se Kosova do të punojë ngushtë me shtetet mike për të çrrënjosur këtë kërcënim jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe më gjërë.Ambasadorët e shteteve të Quint-it vlerësuan lart angazhimin e Presidentes Jahjaga dhe të institucioneve përgjegjëse të sigurisë duke theksuar mbështetjen e qeverive të tyre në parandalimin dhe luftimin e kërcënimit nga ekstremizmi.Presidentja Jahjaga gjatë ditës së sotme ka pritur në takime të veçanta edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, drejtorin e AKI-së, zotëri Bashkim Smakaj si dhe ushtruesin e detyrës së kryeporkurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha, dhe vlerësoi lart punën e secilit institucion në garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_345413" align="alignleft" width="610"]Mesazhi i Kryeministrit Thaçi në Fb Mesazhi i Kryeministrit Thaçi në Fb[/caption]