Universitetet private: S'dorëzojmë dosjet pa pasur udhëzimin e MAS
Tirane- Universitetet private, licenca e të cilëve është hequr nga ministria e Arsimit, nuk i transferojnë falas dosjet e studentëve, nëse fizikisht nuk është dorëzuar tek ta udhëzimi i Minsitrisë së Arsimit.Një student në rast transferimi duhet të paguaj një shumë që shkon deri në 500 euro.Kjo ka shqetësuar ministrinë e Arsimit e cila ka nisur inspektimet në këto universitete për ti kërkuar administatorëve zbatimin e ligjit.Zv ministri i Arsimit Arbër Mazniku tha se transferimi është falas dhe asgjë nuk ndryshon për këtë.Inspektimi u bë në universitetin Vitrina. Administratori Edmond Vlashaj tha tha se studentët që kanë kontratë të firmosur me Universitetin dhe transferimi ka kosto, por tregoi gadishmëri për zbatim të ligjit nëse udhëzimi mbërrin fizikisht në zyrat e tij.Ministria do të vijojë monitorimin në të gjithë universitet private dhe publike të cilët janë tashmë të mbyllur. Por nëse një student në një universitet privat ka paguar për të gjitha vitet e studimit, ai e ka gati të pamundur të marrë mbrapsht paratë.Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter