Masakra në Elbasan, Nexhmije Dushku ende në rrezik për jetën, mjekët: Gjendja ende delikate
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2014, 16:44
Tiranë- Një ditë pas vrasjes makabre të djalit të saj 4 vjeç dhe tentativës për të vrarë veten, Nexhmije Dushku gjendet në spitalin e Traumës në kryeqytet.Sipas bluzave të bardha në Tiranë gjendja e saj shëndetësore është delikate dhe ende nuk mund të deklarohet jashtë rrezikut për jetën.Mjekët shprehen gjithashtu se parametrat e 26 vjeçares tanimë janë më të stabilizuar.Ajo gjendet që prej ditës së djeshme në reaminacion dhe ruhet nga forcat e policisë. Kjo duke marrë parasysh edhe gjendjen e sja psikologjike.Drejt Tiranës autoambulanca nuk është shoqëruar nga të afërmit, por veten nga mjekët e qytetit të Elbasanit. Sot djali i saj 4 vjeçar është përcjellë për në banesën e fundit nga gjyshërit e tij nga nëna.