Universiteti privat kërkon para për transferimin, Mazniku e kontrollon: Eshtë falas

Tiranë – Transferimi i studentëve të universiteteve private të mbyllura në ato shtetërorë do të bëhet falas dhe për këtë, këto universitetet janë të detyruara të zbatojnë vendimin e Qeverisë dhe udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, dokumente që iu janë dërguar sot.Kundrejt shqetësimeve që studentët kanë paraqitur pranë MAS për universitetin "Vitrina", duke pretenduar se iu janë kërkuar para kundrejt transferimit, kanë shkuar për verifikim,  Zv.ministri i Arsimit Arbjan Mazniku dhe Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca.Gjatë takimit që patën me drejtuesit e këtij universitetit priva, zy zyrtarët sqaruan edhe një herë se institucionet e arsimit të lartë privat që iu është hequr ose pezulluar liçensa, kanë detyrimin, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave 539, që t’u dorëzojnë studentëve, dosjet me dokumentacionin e nevojshëm, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tyre, brenda datës 1 shtator 2014.“Ja bëmë të qartë këtij institucioni dhe do vazhdojmë t’ua bëjmë të qartë të gjithë institucioneve në vijim atë çfarë përcakton VKM, detyrimin për t’ia vënë në dispozicion studentëve, dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014. Ju themi studentëve se MAS do t’i gjendet secilit student pranë në mënyrë që ai mos të ketë kosto dhe të transferohet pa probleme në një institucion tjetër të arsimit të lartë”, tha Mazniku.“Koha kur shteti i braktiste studentët ka mbaruar. Shteti do t’i qëndrojë pranë çdo studenti nëse u kërkohen para, apo nëse kanë probleme,” tha Mazniku.Po ashtu, ai iu bëri të ditur studentëve se në adresën [email protected] ata mund të shkruajnë për të gjitha problemet e tyre.Gjithsesi, drejtues të universitetit "Vitrina" qenë shprehur se që në çastin që atyre do t'iu vihej në dispozicin, udhëzimi i Ministrisë për trasnferimet, padyshim që ata do ta respektonin atë.

Udhëzim për universitetet që ju është hequr liçenca

ar.sh/Oranews.tv