Kriza në Irak, Gjykata mbështet kryeministrin Maliki

Gjykata irakiane ka vendosur në favor të kryeministrit aktual të Irakut, Nuri al-Maliki, teksa të hënën ka bërë publik verdiktin e saj se grupi “shiit” i Malikit është më i madhi i dalë nga zgjedhjet në Parlamentin irakian, e rrjedhimisht ai që ka të drejtën për të nominuar kreun e qeverisë së re.Një vendim i tillë do të shërbejë si një nxitje për ofertën e Maliki-t për të qëndruar në pushtet edhe për një mandat të tretë, por edhe duke detyruar presidentin t’i kërkojë atij të qëndrojë si kryeminister i vendit. Më herët u tha se një bllok i përbërë nga partitë më të mëdha “shiite” të Irakut është shumë pranë nominimit të një kryeministri të ri, duke sfiduar drejtpërdrejt Nuri al-Malikin. Kryeministri po akuzohet nga politika vendase për trajtimin që i bëri rrezikut xhihadist në veri të Irakut ndërsa qytetet pushtoheshin njëri pas tjetrit.Uashingtoni ka deklaruar se përkrah plotësisht presidentin në rolin e tij si garantues i kushtetutës së Irakut. Ndërkohë në mesin e këtij debati, trupat ushtarake besnike ndaj kryeministrit irakian, Nuri al Maliki, janë vendosur në zona strategjike në kryeqytetin irakian, Bagdad. Zyrtarë të paidentifikuar kanë thënë se forcat e sigurisë janë vendosur në hyrjet kryesore të kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme. Disa rrugë raportohet se janë mbyllur si dhe disa ura kryesore. Nga ana tjetër avionët amerikanë kanë kryer edhe katër sulme të tjera ajrore kundër shenjestrave të Shtetit Islamik në veri të Irakut të shtunën.Të gjitha sulmet ajrore deri më tani janë kryer në rajonin e Sinjarit, në pjesën veriperëndimore të Irakut, ku militantët e kanë rrethuar dhe po kërcënojnë me vrasje rreth 40 mijë pjesëtarë të komunitetit Jezidi. Sulmet e së shtunës siç raportojnë mediat amerikane, kanë arritur të shkatërrojnë automjete dhe kamionë ushtarak të Shtetit Islamik, ndërsa të gjithë avionët amerikanë janë larguar nga zona e luftës të padëmtuara.Agjencitë e spiunimit amerikan kanë zbuluar se grupet e luftëtarëve të degëve të Al Kaedës në Jemen dhe Afrikë kanë filluar t'i bashkohen organizatës që ka pushtuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri, raporton Washington Post, mbështetur në informacionet e marra nga zyrtarë amerikanë. Sipas këtij raporti të gazetës amerikane, rritja e shpejtë e "Shtetit Islamik" i atribohet arsyeve psikologjike dhe taktike. Grupi kryesor i luftetarëve kanë fituar aftësitë e tyre gjatë luftimeve kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al Assad, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara Amerikane kur kjo e fundit pushtoi Irakun.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter