Tiranë - Beteja ndërmjet Presidentit Nishani dhe mazhorancën nuk njeh pushime.Kreu i shtetit ka vendosur t’i trazoje qetësinë mazhorancës, duke i kthyer për rishqyrtim ligjin për "Për Shkollën e Magjistraturës", i mbështetur nga opozita, me arsyetimin se dispozitat e tij cenojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit, por dhe se nuk është arsyetur në mënyrë bindëse nevoja për të ndërhyrë në të.Por, pas tij ka reaguar Rama, të cilit i është kundërpërgjigjur Basha. Vetë Nishani nuk e ka lënë në heshtje, situatën, por, "keqardhjes" së Ramës për drejtësinë, i është përgjigjur me keqardhjen e tij të katërfishtë. I gjithë kjo betejë "online" në rrjetet sociale. Por "loja" nuk ka mbaruar...Rama - Nishanit: Keqardhje për PresidentinPak orë më pas, ka reaguar menjëherë Kryeministri Rama, që nëpërmjet një postimi në Fb, shpreh keqardhjen që Presidenti ka zgjedhur rrënimin e drejtësisë.“Keqardhje per Presidentin, - shkruan Rama, - që mes inercisë së rrënimit të drejtësisë dhe reformës rrënjësore në drejtesi, ka zgjedhur inercinë.”
Pak minuta më pas Reagon Basha mbështet Nishanin, sulmon Ramën Sulmit të Ramës i është kundërpërgjigjur kreu i opozitës Basha, i cili ka mbështetur Nishanin në agumentat e tij."Kthim kushtetues nga Presidenti, - shkruan Basha në Fb, - i kapjes së paligjshme të Magjistraturës nga treshja Rama-Meta-Krimi në Kuvend. Reforma e drejtësisë kërkon gjithpërfshirje, racionalitet kushtetues dhe transparencë, jo kapje nga oligarkët e shartuar me krimin që vetëm drejtësi të reformuar nuk duan!"
Pastaj Nishani i përgjigjet mesazhit të Ramës me 4 "keqardhje"Mirëpo replikat dhe kundërreplikat nuk kanë përfunduar, sepse Nishani i ka kthyer përgjigje "keqardhjes" së Ramës me të njejtën monedhë në Fb:"Keqardhje e thellë për Kryeministrin që beson se mund t'i ndikojë fatet e Kombit me 140 gërma. Keqardhje për qeverinë e Kryeministrit që nuk reflekton ndaj reagimeve të përsëritura të Gjykatës Kushtetuese. Keqardhje ndaj Kryeministrit qe flet për "mirëkuptim" dhe praktikon sherr, flet për Kushtetutë dhe e minon atë, flet per "liberalizëm" dhe aplikon autoritarizëm. Keqardhje për Kryeministrin që "inerci" dhe "rrënim" quan zbatimin e Ligjit, ndërsa "Reformë" plotësimin e tekave të tij," - përfundon Presidenti.
Pastaj përgjigjet sërish Rama: Kemi pasur qeveri që sulmon Presidentët...Po "lufta" nuk ka mbaruar mes Nishanit e Ramës, se ky i fundit rreth orës 20:00 i kthen Nishanit mesazhin: "Kemi pasur qeveri që sulmonin Presidentët, - shkruan Rama, duke nënkuptuar historinë e njohur Berisha-Topi, - dhe sot kemi një President që sulmon qeverinë! Po ne s'e sulmojmë, kemi veç keqardhje."
Argumentat e Nishanit për mosdekretimin e ligjitNë ligjin e mosdrekretuar, Presidenti ka argumentuar se ndryshimet në ligjin "Për Shkollën e Magjistraturës" prishin ekuilibrat e vendosur në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, i cili ka funksionuar në përputhje me parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.Me përbërjen e re të Këshillit Drejtues, sipas kreut të shtetit, shihet qartë se shtohet pjesëmarrja e pushtetit ekzekutiv në këtë Këshill dhe përjashtohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këtë ai e arsyeton duke theksuar, se përjashtimi i KLD-së nga pjesëmarrja në Këshillin Drejtues, "de facto" i heq kompetencat kushtetuese këtij institucioni dhe Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të rinj, duke i lënë thjesht kompetencën për të bërë shpërndarjen e magjistratëve në vendet vakante.Po në shkeje të Kushtetutës, Presidenti gjen dhe nenin ku përcakton kriteret e vendosura për zgjedhjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, duke i cilësuar të ekzagjeruara dhe që përbëjnë në thelb, kritere tepër përjashtuese dhe absolutisht diskriminuese.Gjithashtu në shkelje të Kushtetuës, Nishani gjen dhe ndryshimin e procedurës së rekrutimit të magjistratëve pikërisht ngritjen e një komisioni me mjek psikiatër dhe psikologë për të dhënë një "leje aftësie për ushtrimin e profesionit të gjyqtarit apo prokurorit"Në fund të dekretit, Presidenti i paraprinin vendimit por dhe deklaratave të mazhorancës, për këtë dekret. Ai kërkon nga Parlamenti, pjesmarrjen në komision për të mbrojtur dhe respektuar parimet e së drejtës.Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni
Oranews.tv në
Facebook dhe në
Twitter