Pallati 2 katësh në Bulqizë, rrezikon të shembet
Bulqizë - Në këtë pallat të ndërtuar që 50 vite më parë, në lagjen "Gjeologu", të qytetit të Bulqizës, 10 familje jetojne me frikën se çatia nga moment në moment mund të shëmbet. Ajo është degraduar nga vitet dhe vjetërsia e materialeve me të cilat është ndërtuar.Çatia që krejtësisht e kalbur, i është shembur një pjesë në korridorin e pallatit, duke penguar qarkullimin normal të fëmijëve dhe të moshuarve. Banorët tregojnë se shpeshherë tjegullat kanë rënë brenda, nëpër korridorë dhe në shkallët e pallatit, duke u rrezikuar jetën të gjithë atyre që jetojnë aty.10 familjet e pallatit dy katësh në lagjen Gjeologu, në Bulqizë, të irrituar si dhe të friksuar nga situata e krijuar, u bëjnë thirrje instancave përkatëse, që të ndërhyjnë për riparimin e çatisë. Nëse dimri i ashpër i këtyre anëve do ta gjente sërish çatinë e këtij pallati në këto kushte, banorët thonë se do të sillte shembjen e plotë të kësaj ndërtese.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter