Kreu i PD Fier: Kodi i IMEI sjell përgjime, reforma territoriale e pamenduar, s’ka infrastrukturë

Fier- Harta e re territoriale nuk është aspak e studiuar për t'u shërbyer qytetarëve. Keshtu e cilëson miratimin e reformës territoriale kryetari i deges së Partisë Demokratike në Fier Luan Baci. Sipas tij, infrastruktura rrugore e amortizuar në zonat rurale nuk e lejon shërbimin cilësor të qytetarëve.Për Luan Baçin, ndarja territoriale ka mangësi në mënyrën e strukturimit dhe është miratuar pa përcaktuar funksionin e njësive që do mbeten.Kreu i PD-se se Fierit, nuk ka lënë pa komentuar as vendimin më të fundit, atë për kodin IMEI. Ai e ka cilësuar shkelje e të drejtave te njeriut duke argumentuar që qytetaret do të jenë në rrezik edhe nga hakersat që mund t’i përgjojnë lehtësisht bisedat e tyre.Në reagimin e tij nga selia blu e Fierit, Baci është ndalur edhe në vjedhjen e Bankës së Shqipërisë duke përdorur një gjuhë të ashpër në lidhje me masat që duhet të marrë drejtësia.