"Ebola", ISHSH: Kontakte të vazhdueshme me punonjësit në Afrikë, asnjë rast deri sot
Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda tha se qytetarët të cilët punojnë në vendet e Afrikës, janë të gjithë në kontakt me Institutin e Shëndetit publik dhe deri më sot nuk ka patur shqetësime."Ne si inspektorat Shtetëror Shëndetësor kemi detyrën të jemi në kontakt me qytetarët që vijnë nga këto vende. Të gjithë qytetarët që kanë vite që punojnë në vendet e Afrikës, janë të gjithë në kontakt me Institutin e Shëndetit publik dhe të gjithë janë në kontrollim, kanë marrë mjekimin e duhur dhe deri më sot nuk ka patur shqetësime. Asnjë rast nuk ka patur dhe nuk ka pse të ketë panik. Të gjithë shtetasit, edhe të huajt kalojnë në sitën e ngritur për ruajtjen e sigurisë së shëndetit”,tha ai.Ai shtoi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të virusit Ebola dhe nuk ka vend për panik. Ai u shpreh se përpos kësaj, Inspektorati që ai drejton është përfshirë në valën e masave për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.Në një intervistë për RTV Ora News, ai foli për masat që vendi ynë ka marrë, duke nisur që nga kontrollet në të gjitha pikat kufitare të udhëtarëve që vijnë kryesisht nga vendet e Afrikës.Deda bëri apel për të shmangur udhëtimet drejt vendeve të Afrikës perëndimore.“Ne jemi të përfshirë në valën e masave, por Shqipëria nuk është vend rrisku, por kjo nuk do të thotë që ne nuk po marrim masat e duhura. Të gjitha insituticionet që operojnë për ruajtjen e sigurisë së shëndetit të popullatës të jenë në funksion të saj. Inspektorati Shtetorër Shëndetësor ka njësitë kufitare të inspektimit pranë pikave kufitare të cilat kanë marrë udhëzimet e duhura dhe në bazë të një bashkërendimi të punës me ministrinë e Brendshme, me drejtorinë e Kufirit dhe me Autoritetin e Aviacionit Civil ne kemi hartuar një plan masash që të gjuihë qytetarët që vijnë nga vendet e Afrikës, kryesisht 4 vendet që janë bartëse të Ebolas të kalojnë një një kontroll të rreptë, qoftë nga ana e policisë, të cilët bëjnë identifikimin në bazë të sinjaleve që jep Autoriteti i Aviacionit civil dhe pranë njësisë kufitra ndodhet zona e izolimit e cila bën një ekzanimin jo invaziv të këtyre udhëtarëve në lidhje me rrugën që kanë ndjekur dhe nëse kanë kaluar shenja që janë tipike për këtë sëmundje. Deri më sot nuk kemi patur shtetas shqiptar që kanë ardhur nga Afrika, të cilët janë pyetur dhe identifikuar, në mënyrë të atillë që nëse kanë shqetësimë të kontrollohen. Por deri sot asnjë qytetar i ardhur nga Afrika nuk përbën rrezik. Kontrollet janë në të gjitha pikat kufitare, por Shqipëria nuk ka emegjencë për të shpallur panik. Por është bërë apel që qytetarët shqiptar të shmangin udhëtimet në vendet e Afrikës perëndimore", tha ai.Më tej Deda foli për institucionet e shëndetit publik të cilat do të vihen në monitorim nga ISHSH, duke përjashtuar fushën e farmaceutikës. Ai u shpreh se gjatë këtij sezoni tursitik është bërë kontrolli i subjekteve, si pishinat. Por theksoi se pas sezonit turistik, ISHSH fillon fazat e reja për sigurinë e shëndetit publik“ISHSH ka si mision kryesor monitorimin dhe zbatimin e gjithë ligjshmërisë në fushën e shëndëtit publik dhe është përgjegjës i të gjithë funksioneve në fushën e shëndëtit, përjashto fushën e farmaceutikës. Gjatë kësaj periudhe ne jemi në terren dhe kemi inspektuar ato subjekte që japin shërbime për qytetarët dhe jemi në monitorimin e të gjitha pikave turistike, si pishinat. Vetëm Tirana ka 44 pishina të cilat janë nën inspektim, deri tani janë në nivele të kënaqshme. Pas sezonit turistik do fillojmë me fazat e tjera, nuk jemi vetëm në fazën e inspektimit sanitar. Tashmë inspektimi ka kaluar në një fazë më të lartë”, tha ai.