Dita e shkopit të bardhë, të verbërit manifestim në bulevard
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 09:29
15 tetori është dita ndërkombëtare e shkopit të bardhë dhe si e tilllë të verbërit i kanë kërkuar komunarëve dhe bashkiakëve të punojnë për infrastrukturën e kësaj kategorie.Ata thonë se edhe një pjesë e ndërhyrjeve në infrastrukturë janë bërë pa qënë konsultuar më parë me të verbërit dhe në anën tjetër pa ditur nevojat konkrete. Në mënyrë simbolike, të verbërit kanë bërë një manifestim sensibilizues duke ecur përgjatë bulevardit "Dëshmorët e kombit", ku janë drejtuar edhe thirrjet kryebashkiakëve.Të verbërit i kanë kërkuar kyrebashkiakut Basha te jape i pari shembullin me pozitiv, jo vetem si kryetar i Bashkisë, por edhe si mik i vjeter dhe përkrahës i kësaj kategorie.