Bashkia prezanton 2 projekte për rritjen e punësimit në Tiranë

Gjetja e një pune në Tiranë mbetet ende e vështirë dhe në anën tjetër hapja e një biznesit mbetetnjë sfidë më vete. Bashkia e Tiranës ka dy projekt ide, të cilat duhet të zbatohen vitin e ardhshëm, duke marrë dhe miratimin e Këshillit bashkiak.Ky institucion ka parashikuar një fond prej 2 milion eurosh për individët të cilët duan të hapin një biznes të vogël apo të mesëm. Jorida Tabaku, nënkryetare e Bashkisë thotë se ky fond pritet të shkoj në 6 milion euro.Gjithashtu Bashkia parashikon një tjetër fond prej 700 mijë eurosh për kategoritë të vecanta, në këtë rast primare janë shtresat në nevojë, invalidët apo femrat viktima të trafikimit, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri.Panairi "Work and study" ka përfunduar dhe Bashkia bën bilancin mbi efektet e tij. Sipas të dhënave nga ky panair janë ofruar 3000 vende pune për punëkërkuesit, ndërsa punët publike të Bashkisë kanë siguruar 250 vende të reja pune.