Ndahet nga jeta koreografi i njohur i Librazhdit Sadi Halili
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare koreografi i njohur i Librazhdit Sadi Halili. Mjeshtri i koreografisë së valles dyshe në Shqipërinë e Mesme, edhe pse pa këmbë, jetën e tij ia ka kushtuar valles.Veç krijimtarisë së tij si koreograf, Sadiu ka botuar edhe librin “Librazhdi në këngë”, një botim me ballada, këngë trimërie, ninulla, këngë humoristike dhe lirike të mbledhura në gjithë krahinat e Librazhdit.Pjesëmarrja e tij në festivale ka qënë e përvitshme. “ Vallja dyshe” e koreografit Sadi Halili njihet edhe në festivalet mbarëkombëtare si, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, Francë, Zvicër etj.Në shenjë mirënjohjeje qytetarët e Librazhdit dhe bashkia e qytetit i ka dhënë në vitin 2002 “ Qytetar nderi”.Sadi Halili, koreografi dhe mjeshtri i valles dyshe, është vlerësuar me çmime të shumta gjatë karrierës së tij, si me dy urdhëra “Naim Frashëri II dhe III” në vitin 1989 ka marrë titullin “Artist i Merituar”.Me vendim të Presidentit të Republikës në vitin 2005 ai ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa Forumi Imazh Media në festivalin e parë ndërkombetar në vitin 2006 e vlerëson me çmimin “ Shqiponja Dardane” etj.