Kanceri i gjirit, gratë vizitohen kur janë në fazën e fundit
Rreth 500 femra në vit janë në betejë me kancerin e gjirit dhe për fat të keq 75% e tyre e kanë diagnostikuar tumorin në fazën e fundit. Mjekët thonë se nuk ka arsye për t`iu dorëzuar kancerit të gjirit ndërsa po hartojnë disa politika shëndetësore në këtë drejtim.Hapi i parë nis me trajimin e mjekëve të famlijes, sepse këta të fundit janë në kontakt të përditshëm me pacientet. Alban Ylli, specialit i shëndetit publik thotë se mosha e të prekurve nga tumori në gji është drejt uljes, ndërsa mamiografi rekomandohet të bëhet tek gratë 50 vjecare.Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, thotë se invesitme përvec trajtimeve, duhet të bëhen të spitalet rajonale me shtimin e mamografive.Ndotja, ekspozimi ndaj rrezatimeve dhe mbipesha deri tani janë shkaqet e kancerit të gjirit, ndërsa faktor risku mbetet lindja e fëmijëve mbi moshën 30 vjece, përdorimi i kontraceptivëve oral, duke mos përjashtuar se fundmi as faktorin gjenetik.