Universiteti “Kristal” simpozium shkencor për Nënë Terezën

Aktorja e madhe Roza Anagnosti kanë sjellë zërin e Nënë Terezës në sipmoziumin Shkencor organizuar nga universiteti “Kristal” dhe qendra e studimeve shqiptaro-amerikane në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë .Rektori i Universitetit “Kristal” Dr.Leontiev Çuçi tha se është e vështirë të përmbledhësh me pak fjalë veprimtaritë e Nënë Terezës.Në këtë simpozium nuk ka munguar edhe përshendetja e Presidentit të Republikës e përcjellë nga Këshilltari tij Amik KasoruhoGjithashtu materiale dhe fakte nga e shkuara e shenjtores Nënë Tereza kanë ardhe edhe nga emra të shquar si Visar Zhiti apo edhe profesor Tonin Çobani i cili i ka dhuruar Bibliotekës së Universitetit “Kristal” librin "Nënë Tereza Mjerimi në Trevat shqiptere".Pjesë e simpoziumit ka qene edhe promovimi për herë të parë nën kujdesin e profesor Mehmet Gëzhillit i 3 botime të reja kushtuar Nënë Terezës: "Nënë Tereza në sytë e botës", "Nënë Tereza në shtypin shqiptar, Bibliografi", Ujëvarë Drite në zemër ". Gjithashtu pjesë e ekpozitës në Universitetin Kristal kanë qenë mbi 300 tituj nga shkrimet e para e deri tek ato më të fundit , shoqëruar edhe me katalog me foto.