Koreografi Angjelin Preljocaj premierë në TOB
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 08:29
Koreografi me famë ndërkombëtare, artisti me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj sjell në premierë absolute në TOB 2 shfaqe "Balet Preljocaj" nga Franca me titull "Atë që Unë e Quaj Harrim".Në një lidhje direkte me video konferencë nga Franca Preljocaj ka konfirmuar ardhjen e tij në 2013 në Shqipëri dhe ka ka dhënë detaje të shfaqes duke u shprehur se është i ndjeshëm ndaj Origjinës së tij Shqiptare dhe shpesh mer frymëzim nga ky fakt.Shfaqja do të mbahet në TOB në datat 19 dhe 20 Tetor . Trupa e Balet Preljocaj vjen me ftesë të MTKRS dhe në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.