Panariti takon ambasadorin grek: Të hiqet ligji i luftës

Shqipëria i kërkon Greqisë që të heq ligjin e luftës dhe përcaktimi i kufijve detar të realizohet në bazë të kushtetutës së dy vendeve.Kërkesa zyrtare i është paraqitur ambasadorit të ri grek nga Leonidas Rokanas nga ministri i jashtëm Edmond Panariti.Ministria e Punëve të Jashtme i paraqiti ambasadorit grek edhe shqetësimin në lidhje me moslejimin e kalimit të shtetasve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, për shkak të mënyrës së shkrimit të toponimeve greke në pasaportat e tyre.Mësohet se Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë i ka përcjellë Ministrisë së Jashtme greke shqetësimin e palës shqiptare për këtë veprim, duke kërkuar që autoritet greke të mos pengojnë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Greqi, derisa të arrihet një marrëveshje e përbashkët midis dy shteteve për këtë çështje.Një tjetër kërkesë e ministrit të jashtëm ka qenë edhe zgjatja e moratoriumit  për vazhdimin e praktikës aktuale për lëvizjen e qytetarëve në pikat kufitare.Ministri Panariti kërkoi nga pala greke shtyrjen e moratoriumit që lejon qytetarët shqiptarë të udhëtojnë me dokumentat aktuale që kanë në përdorim, duke qenë se palët kanë avancuar në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për këtë çështje.Ndërkohë amabsadori grek Leonidas Rokanas ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe premtoi se do të kaloj problemet  e paraqitura tek autoritet greke.Ambasadori i ri grek u prit në një takim edhe prej kryeministrit Sali Berisha. Në takim u rikonfirmua edhe njëherë vullneti i palëkundur i dy qeverive për të punuar së bashku për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjithë fushat