Plagosja e Skurës, gjykata: "arrest në burg" për tre të akuzuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg tre të akuzuarit për plagosjen e shefit të krimeve të Burrellit Musa Skura.Në sallën e gjyqit personi i cili akuzohet se ka qëlluar mbi oficerin e policies, Fitim Alla 19 vjeç nuk kanë thënë asgjë duke pranuar akuzat e tentativës për vrasje për shksk të detyrës së komisar Skurës.Ndërsa gjatë deponimeve të dhëna në prokuroria Alla ka deklaruar se ka qënë nën efektin e alkolit dhe nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.Ndërsa më pas kanë ka qënë rradha e 17 vjeçarit Edison Lleshi, i cili është lënë në burg për armëmbajtje pa leje të armëve dhe sasive të mëdha të municioneve.Ndërkaq avokati i tij mbrojtës kërkoi që çështja për Edison Lleshin të mos gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi nuk është kompetencën e saj.Por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata e cila vendosi të lërë në burg 17-vjeçarin Lleshi. Po e njëjta masë u vendos edhe për Vilson Milkurtin, personin e tretë që mori pjesë në aktin makabër ndaj Musa Skurës.Gjykatësi Ardit Mustafaj vendosi për lënien në burg të Milkurtit nën akuzën e armëmbajtjes dhe municioneve në sasi të mëdha pa leje.Në të treja rastet e marrjes së masës së arrestit gjykata i zhvilloi seancat me dyer të mbyllura, pasi aktet që do të paraqiteshin nga prokuroria përbënin sekret hetimor.Ndërsa tashmë do ta këtë në dorë prokuroria e krimeve të rënda për të hetur çështjen në detaje dhe për të vërtetuar akuzat që ajo ka ngritur për tre adoleshentëve.