Binjakëzimi i bashkive, Sequi:Pushteti vendor duhet të dëgjohet
Pushteti vendor duhet të dëgjohet. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi e deklaroi këtë në takimin “Për binjakëzimin e Bashkive". Sipas kreut të prezencës së BE-së në vendin tonë përfaqësuesit e pushtetit lokal duhet të kenë zërin e tyre.“Binjakëzimi i bashkive është një proces shumë i rëndësishëm edhe në kuadër të procesit të integrimit.Ky projekt është një mënyrë shumë e mirë që të dëgjohet edhe zëri i pushtetit lokal, duam që ato të përfitojnë, dhe për këtë keni mbështetjen tone.BE ka financuar Shqipërinë duke dhënë rreth 2 milionë euro kontribut për drejtuesit lokalë në disa qytete si Vlorë, Gjirokastër, Korcë dhe do vazhdoj ta bëj një gjë të tillë.Inkurajojmë pushtetin local që të shfrytëzojnë të gjitha mjetet për rritjen e forcës së tyre” tha Sequi.Ndërsa ministri i brendshëm Flamur Noka theksuar se është zbatuar parimi i kartës europiane për pavarësinë vendore dhe rajonale.“Në politikën ambicioze përfaqësimi i aktorëve dhe faktorëve duhet të jetë dinjitoze dhe e konsoliduar. Projekti i binjakëzimit të bashkive do të bëjë të mundur realizimin e një shoqërie të konsoliduar, të aftë për të përfaqësuar zërin e të zgjedhurve vendorë. Ky projekt është me vlerë pasi në të janë të përfshira edhe organizatat e shoqërisë civile dhe kjo përbërje tregon se ne jemi duke ecur drejt standarteve dhe duke arritur parametrat që e konsolidojnë procesin dhe e bëjnë atë gjithëpërfshirës” tha Noka.Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka cilësuar projektin e binjakëzimit të bashkive si një dritare të re për bashkëpunimin e ngushtë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë.“Në përvojën time dhe bisedat me kolegët brenda e jashtë vendit është ky bashkëpunim që duam të nxisim, zgjerojmë e presim të përfitojmë ato avantazhe të komunikimit. Bashkëpunim i vërtetët komuniteteve, jo thjesht i kryetarëve të bashkive e administratës, por komuniteteve, bashkëpunim që shtrihet në mënyrë kapilare te gjithçka që përbën një qytet, tregu, arti e kultura dhe cdo gjë tjetër” tha Basha.Sipas tij, binjakëzimi nuk mbetet një akt simbolik, por proces ku palët janë përfituese dhe në këtë kuadër, bashkitë shqiptare futen në projekt të financuar nga BE, në këtë dritare që hapet në këtë projekt.“Ky do nxisë bashkisë të punojnë ngushtesisht me bashkitë e vendeve anëtare dhe do të jetë kontribut për afrimin e shpejtë në praktikat e BE, për krijimin e një administrate vendore si të një vendi të BE”- tha ai.Në kuadër të këtij projekti në shtator të këtij viti në Tiranë do të mbahet konferenca e vendeve të Ballkanit për decentralizimin e pushtetit vendor duke sjellë kështu eksperienca të reja bashkëpunimi.