Librazhd, pushohen nga puna, mësuesit ngujohen te drejtoria arsimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 15:43
Një çift mësuesish nga qyteti i Librazhdit janë ngujuar mëngjesin e sotëm në Drejtorinë Arsimore të këtij qyteti në shenjë proteste pasi janë pushuar nga puna.Dilaver Ozuni së bashku me bashkëshorten e tij, që të dy prej vitesh mësues e kanë cilësuar si të padrejtë largimin e tyre nga puna dhe kërkojnë rikthimin e tyre në punë.Ata kanë deklaruar se nuk do të largohen nga ambjentet e drejtorisë arsimore pa marrë një vendim nga drejtoria për tu rikthyer në punë.