Berisha: Skënderbeu, burim frymëzimi në krijim

Kreu i qeverisë Sali Berisha ishte i pranishëm në ekspozitën e piktorit Gjovalin Paci, të hapur në kuadër të kremtimit për 100 vjetorin e pavarësisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha vlerësoi punën e piktorit të shquar, jo vetëm për simbolikën që ai i përfaqëson në veprat e tij, por dhe për përhapjen e imazhit të Shqipërisë me ekspozitat në muzetë botërore.Duke iu referuar pikërisht kësaj ekspozite të celur në Muzeun Kombëtar, në të cilën dominonte figura e Skëndërbeut, Berisha vlerësoi se në botën shqiptare pas Krishtit dhe Muhamedit, Skëndërbeu mbetet burimi më i madh i frymëzimit të gjinisë krijuese në të gjitha zhanret e artit.“Falenderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur ekspozenë e piktorit Gjovalin Paci me veprat e tij më të arrira të frymëzuara nga prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skëndërbeu. Artistët dhe shqiptarët me muzën e tyre frymëzimin e kanë të shumëanshëm, por në botën shqiptare pas Krishti dhe Muhamedit, Skëndërbeu mbetet burimi më i madh i frymëzimit të gjinisë krijuese në të gjitha zhanret e artit. Mbetet burimi më i madh, sepse jo vetëm në historinë kombëtarëve të shqiptarëve, por dhe atë europianë dhe botës është një nga shembujt e jashtëzakonshëm” u shpreh Kryeministri.Ndërkaq të pranishëm në celjen e kësaj ekspozite ishin edhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli e Ministri i Kulturës Aldo Bumçi.