Sherr mes dy pacientëve në spitalin Psikiatrik, humb jetën 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2012, 15:49
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ku pas një sherri mes pacientëve, ka mbetur një i vdekur. Policia tha se 25-vjeçari M.G ka sulmuar me grushta pacientin tjetër 40 vjeçarin Arjan Leska, nga Pogradeci.Sulmi ka qenë shumë i dhunshëm dhe për pasojë 40 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Por për shkak të gjendjes së rëndë, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por ka humbur jetën rrugës.Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, pasi dhuna ka ndodhur në një spital ku masat e sigurisë janë të lartë për shkak edhe të sëmundjeve që kanë pacientët.Mësohet se 25-vjeçari është izoluar dhe se po hetohet edhe mundësia që viktima mund të mos ketë vdekur nga dhuna, por për shkaqe natyrale.