Ekstradimi i ish-ministrit, Panariti: S`ka kërkesë zyrtare nga Peruja
Ministria e Jashtme shqiptare refuzon ekzistencën e komunikimit në nivel diplomatik me Perunë për ekstradimin e ish ministrit të jashtëm Peruan Augosto Blake Miller.Ministri Edmond Panariti, tha se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga shteti i Perusë për ekstradimin e Miller, i cili sipas autoriteteve peruane ndodhet në Shqipëri.I pyetur në lidhje me deklaratën e Greqisë se do ta depozitojë marrëveshjen e ujërave detarë në OKB, ministri Panariti theksoi se nuk është në dijeni të një dokumenti të tillë.“S`ka asnjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për ujërat detarë sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë. Ne duhet të rimarrin negociatat me shtetin grek për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe të pranueshme nga të dyja palët. Unë s`kam informacion që një dokument i tillë ndodhet në OKB, në momentin që do të jetë një dokument i tillë atëherë ne do ta shqyrtojmë me kujdes dhe më pas do të shprehim edhe qëndrimin tonë” shtoi Panariti.Ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë këkruar ndihmë nga Tirana zyrtare për heqjen e lapidarit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, Panariti ka apeluar Serbinë të heqë dorë nga ultimatumet."Të dyja palët duhet të zhvillojnë një dialog ku të përfshihet edhe një paketë e cila përmabn edhe problemet që ka mes shqiptarëve sdhe serbëve të Luginës së Preshevës. Kjo paketë duhet të përfshijë edhe diskriminimin që iu është bërë shqipëtarëve në aspektin historic, ekonomik dhe politik. Ultimatumet nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemeve dhe unë i bëj apel autoriteteve serbe që të heqin dorë nga ultimatumet” tha Panariti.