Shkodër, plagoset me armë zjarri 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e sotme në lagjen “Zogaj” të qytetit verior ku 50-vjeçari Muhamet Kurmemaj është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të panjohura.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.