Greva e urisë, mjeku: Gjendja është përkeqësuar
Ish të përndjekurit politik vijojnë sot ditën e 25-të të grevës së urisë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe përkeqësohet. Mjeku Besnik Lamçe i cili kujdeset për grevistët ka deklaruar se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar por jo në rrezik për jetën.“Prishja e parametrave ka bërë që gjendja e tyre shëndetësore të përkeqësohet .Ata kanë rritje të tensionit dhe ulje të oksigjenit në gjak. Problematika duhet u ndjekur me kujdes. Ne kemi bërë më të mirën e mundshme. Po të ishte rënduar gjendja derisa të preket parametri jetik do ti merrja vetë në krahë dhe do t`i dërgoja në spital” ka theksuar mjeku.Ndërkohë në një prononcim për mediat, grevisti Fatmir Lamaj ka hedhur poshtë deklaratat e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi për pasurinë e tyre.“Ministri Halimi arriti deri aty sa të gënjejë se kam privatizur gjysmën e Sarandës. Hipotekat sot kanë akses për çdo qytear, me përjashtim të një reparti ushtarak që u nda më një shokun tim bashkëvuajtës nuk kam asnjë pronë. Edhe ato shptëp që i rregulluam na u hodhën në erë nga bandatat e vitit 1995" tha Lamaj.Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit se grevistët po përdoren nga Partia Socialiste. "Kur kam qenë 21 vjeç dhe dola në gjyq për agjitacion dhe propagandë kam thënë këto fjalë: Jam armik i komunizmit deri në vdekje, i kam qëndruar, ndërsa t`i je një pjellë e tija, dhe vazhdon t`i shërbesh” tha ai.Ndërkohë ish të pëndjekurit politik këmbëngulin se greva e tyre ka vetëm kërkesa ekonomike dhe kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet në burgjet e diktaturës komuniste.Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit.