Vdekja e pacientit në Elbasan, paralajmërohen shkarkime
Paralajmërohen për shkarkim nga puna mjekët dhe infermieret që kanë qënë në turn mbrëmjen kur ka ndodhur vdekja e 40 vjeçarit Arjan Laska, i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.Laska humbi jeteën në spital pas një konfrontimi fizik me një tjetër të sëmurë të këtij spitali 25- vjeçarin me inicialet M.G. Sipas drejtorit të këtij spitali Kamber Balla, kjo masë është marrë për katër punonjës të personelit të këtij spitali.Ndërkohë që lidhur me ngjarjen Balla shpjegon se pas ngjarjes e cila ka ndodhur rreth orës 10:00 të datës 14 tetor, viktima pasi ka marrë mjekimet e duhura ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas në orën 19:00 kanë filluar dhe komplikimet, arsye për të cilën viktima nga Spitali i Elbasanit është dërguar për në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku nuk ka mundur të arrije pasi ka humbur jetën rrugës.Ndërkohë që për të mësuar nëse vdekja është shkaktuar si pasojë e rrahjes apo për shkaqe natyrale pritet ekspertiza mjeko ligjore.Gjithashtu policia ka nisur hetimet për ngjarjen, pasi dhuna ka ndodhur në një spital ku masat e sigurisë janë të lartë për shkak edhe të sëmundjeve që kanë pacientët.