Zhdukja e Hoxhës, Prokuroria kërkon 13 vite burg për Kumbaron

Prokuroria çon drejt mbylljes një nga proçeset me të debatuara gjyqësore në vend, atë të zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.Në pretencën që ka lexuar prokuroja e kësaj çështje Elisabeta Imeraj ka kërkuar pushim të çështjes për dy ish punonjësit e SHIK-ut Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin të cilët gjatë gjyqit janë paraqitur në sallë.Ndërsa ka dhënë 13 vjet burg për Iliri Kumbaron. Në bazë të hetimeve të kryera nga organ i akuzës nuk provohet se Sefgjini dhe Koldashi kanë qënë të përfshirë në torturimin e më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës.Ndërsa për Ilir Kumbaron kjo gjë është provuar dhe ai dënohet me 13 vjet heqje lirie në mungesë, pasi ai për vite me rradhe i është fshehur drejtësië dhe vazhdon ti fshihet me zgjuarsi pasi iu arratis drejtësisë britanike në fund të vitit 2011.Pas leximit të pretencës djali i të ndjerit Ardian Hoxha është shprehur se kjo nuk është drejtësi. Ai pohon se nqs këta persona nuk japin llogari para ligjit atëherë ai vetë do të zbatojë kanunin.Ardian Hoxha tha se do të apelojë vendimin.Ndërsa në 21 tetor mbushen plot 17 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës.