Mblidhet grupi i PS-së, diskutohet për Asamblenë

Grupi parlamentar socialist është mbledhur sot ku është prezantuar platforma elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.Mbledhja u drejtua nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi pasi kreu i PS-së Edi Rama ndodhet për një vizitë në Rumani.Deputetët socialistë janë njohur me vendimin për mbledhjen zhvillimin e Asamblesë Kombëtare të PS-së ditën e premte ku kreu i PS, Edi Rama do të paraqesë platformën elektorale për zgjedhjet 2013.Gjithashtu grupi i PS ka vendosur që të votojë kundër aktit të Ministrisë së Financave në seancën e të enjtes.  Akti i Ministrisë së Financave urdhëron bashkitë dhe komunat që të paguajnë borxhet e ujësjellësit.