Itali, kapen 300 kg marijuanë, vinte nga Shqipëria, 7 në pranga

Brindizi- Një rulo që transportonte gati 300 kg marijuanë me vlerë 2 milionë euro është bllokuar nga Guardia di Financa në një qendër tregtare në "Porte di Catania".Policia italiane informon se 7 persona janë arrestuar mes tyre 2 shqiptarë dhe 5 italianë.Droga vinte nga Shqipëria dhe mendohet se kishte mbërritur në Catania përmes Puglias.Shqiptarët e ndaluar janë Dritan Dervishaj, 31 vjeç, Sabaudin Celaj, 46 vjeç ndërsa italianët e ndaluar janë Giuseppe Lazzoi, 30 vjeç Gianluca Galluzzo, 31 vjeç, Marco Vitasevik, 31 vjeç dhe Giuseppe Petraglia, 30 vjeç.Dy shqiptarët kanë tentuar të largohen por janë ndaluar menjëherë ndërsa 4 prej italianëve të ndaluar kishin arritur të largohen për disa minuta por më pas janë arrestuar.