Punësimi i grupmoshës 50-vjeçare, Kripa: Është e veshtirë

Fier - Grupmosha 50 vjeçare eshte kategoria më e veshtirë për t'u punësuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Fier. Edhe pse ka vetëm 10 ditë që është inaguruar,  zyra e re pret 240 persona në ditë dhe ka arritur t'u siguroj punë vetem 27 prej tyre. Anila Kripa, specialiste në shërbimet e punësimit në Zyrat e reja të punës në Fier tregon se sa e vështirë është të punësosh dikë.“Programet e formimit profesional sigurojnë aftësi të cilat rrisin mundësinë e punësimit të punëkërkuesve dhe rrisin furnizimin me forcë pune të kualifikuar. Kërkohen grupmosha nga 20-45 vjeç, por ne mundohemi që edhe moshave të larta t’u ofrojmë diçka, një vend të lirë pune. Fluksi ka qënë në rritje, janë ndërgjegjësuar qytetarët, për t’i regjistruar si punëkërkues, duke ndërtuar ura efiçente në favor të qytetarëve” - tha Kripa.Mosha dhe eksperiencat e punës duken se bien në kundërshti me njera-tjetren në një kohë që të rinjtë nuk kanë eksperiencë pune dhe grupmosha 45-50 vjeçare nuk është e dëshirueshme për t'u punësuar.