Sondazhi për reformën territoriale: 67 % i thonë PO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 20:44
Sipas një sondazhi 67% e qytetarëve shqiptarë i kanë thënë po reformës administrativo-territoriale. Rezultatet u prezantuan sot pasdite nga ministry Çuçi në praninë e donatorëve të projektit STAR (USAID-it, Agjencisë Suedeze për Zhvillim, UNDP, qeverisë zvicerane dhe asaj italiane).Sondazhi kishte për qëllim përfshirjen e zërit të qytetarëve në procesin e reformës territoriale, është më i madhi i organizuar ndonjëherë në Shqipëri dhe përmbledh opinionet e rreth 16 mijë qytetarëve.Sondazhi është kryer përmes një kampioni përfaqësues, përkatësisht në zonat funksionale të varianteve specifike të propozuara me 39, 47 dhe 61 bashki.Metodologjia e përdorur ka siguruar që çdo njësi e qeverisjes vendore aktuale të jetë e përfaqësuar në kampion. Sipas rezultateve të sondazhit, njësitë mbështesin variantin specifik të ndarjes territoriale të propozuar për secilën prej tyre.Sondazhi kombëtar ishte pjesë e konsultimeve publike për reformën administrativo-territoriale, proces i cili ka përmbushur plotësisht detyrimin kushtetues dhe ligjor për informimin publik dhe marrjen e mendimit të qytetarëve shqiptarë, duke shënuar standarde të larta demokratike dhe pjesëmarrjeje.Ky sondazh, nismë e qeverisë shqiptare, është realizuar nga IDRA (Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi), në periudhën qershor-korrik 2014, me mbështetjen financiare të projektit STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale).
Ja raporti për reformën territoriale
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter