NATO e papërgatitur nga ndonjë sulm nga Rusia

NATO nuk është aspak e përgatitur në rast të ndonjë sulmi ndaj një shteti anëtar të saj nga Rusia.Komiteti për mbrojtjen e përbashkët në NATO, tha se konflikti më i fundit në Ukrainë ka shfaqur shenja të qarta se NATO është i papërgatitur ndaj vështirësive apo sulmeve serioze nëse është e ekspzuar ndaj një konflikti, ndaj dhe për këtë nevojitet marrja e reformave radikale.Sipas zyrtarëve të NATO-s, rreziku për një sulm nga ana e Rusisë mbetet i ulët, por ata paralajmëruan se metodat dhe pajisjet e NATO-s, në rast sulmi duhet të përmirësohen.Komiteti për mbrojtjen e përbashkët ka bërë thirrje për disa ndryshime mes të cilave:Vendosja e një prezence të trupave ushtarake të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake kryesisht në vendet balltike, përfshirë Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë.Të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë në gadishmëri që në çdo rast ti vijnë në ndihmë një shteti të rriskuar nga ndonjë sulm.Ndër masat gjithashtu duhen bërë përmirësime edhe në shpejtësinë e një reagimi të forcave ushtarake, ushtrimet ushtarake përfshirë të gjitha ushtritë anëtare të NATO-s, ndërsa të gjithë liderët politikë të vendeve anëtare, duhet të jenë të përgatitur.NATO nuk e ka parë Rusinë si një kërcënim prej 20 vitesh, por tashmë duhet të fillojë ta bëjë. NATO do të zhvillojë samitin e saj në shtator në Wales./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter