Zaptimi i hapësirave “nxjerr” në rrugë Policinë Bashkiake, Kadija: Kontrolle të vazhdueshme

Shkodër - Zaptimi i trotuareve nga tregtarët ambulant si dhe nga tavolinat e lokaleve në Shkodër, ka nxjerrë në terren Policinë Bashkiake dhe atë të shtetit.Shefi i Policisë Bashkiake, Andi Kadija, thekson se kontrollet  do të jenë të  vazhdueshme dhe ndalesa e radhës do të jenë pedonalet dhe trotuaret e qëndrës së qytetit.“Ky është një aksion rutinë i Policisë Bashkiake, në këtë rast është në bashkëpunim më Zyrën e Taksave dhe me Policinë e Shtetit. Gjej mundësinë që t’ju bëj apel edhe qytetarëve dhe tregtarëve ambulant të cilët kanë zënë hapësirat publike, të solidarizohen me Policinë Bashkiake dhe të lirojnë hapësirat publike të cilat janë të zëna pa leje. Këto nuk janë aksione por janë rutinë e punës tonë të përditshme” – tha Kadija.Shkodra mbetet një ndër qytetet problematike sa i përket respektimi të hapësirave publike, e veçanërisht trotuareve. Përballë kësaj situate qytetarët janë dëtyruar të ecin paralel me automjetet në rrugë, duke rrezikuar edhe jetën.