Fyeu Berishën në FB, Kosova shkarkon ambasadorin në Mal të Zi
Ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës ka shkarkuar nga detyra ambasadorin në Malin e Zi, Xhafer Ahmeti, pasi fyeu Sali Berishën.Në një status në Facebook Xhaferi e cilësoi Berishën si një psikopat. Menjëhërë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë vendim për kthimin e menjëhershëm në Prishtinë të të ngarkuarit me punë të Kosovës në Mal të Zi, Xhafer Ahmeti pas komenteve të tij në rrjetin social të cilat nuk korrespondojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati.Në një intervistë për kazetën kosovare “Zëri”, këshilltari politik i ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj thotë se:“Komentet e tij nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës. Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”, ka thënë Xhemaj.
(Postimi i Xhafer Ahmetit në FB)