Vjedhja e thesarit, Rakipi: Skandal, kemi një oligarki politiko-financiare

Vjedhja historike e 7.13 mln dollarëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë është konsideruar nga analisti Ylli Rakipi si një super skandal, por ky skandal thellohet nga heshtja e politikës dhe shtetit sa herë që ndodhin ngjarje të tilla.Në një intervistë për Ora News me gazetaren Jonida Shehu Rakipi ka deklaruar së në këto 23-vite në vendin tonë është krijuar një oligarki politiko-financiare.“Është një super skandal dhe është njëkohësisht dhe një heshtje shumë e madhe. Është heshtje kur ka ngjarje të tilla. E gjitha klasa politike duhet të flasë. Duhet të flasin të gjitha zyrat e shtetit. Në këto 23 vjet në Shqipëri është krijuar një oligarki politiko-financiare me një rreth që është mbyllur. Dhe Shqipëria është e rrezikuar nga kjo oligarki.”Rakipi analizon deklaratën e Guvernatorit Ardian Fullani, që sipas të cilit ato që ai tha ishin përralla dhe se shumica e qytetarëve prisnin të jepte dorëheqjen."Shumica e Shqiptarëve prisnin sot që Guvernatori të jepte dorëheqje sepse është vjedhur banka. Vjedhja e bankës nga brenda është rast unikal", u shpreh Rakipi.Intervista e plotëJonida Shehu: Vjedhja e BSH është konsideruar si një skandal.Ylli Rakipi: Është një super skandal dhe është njëkohësisht dhe një heshtje shumë e madhe. Është heshtje kur ka ngjarje të tilla. Është më shumë se heshtjet kur ka ngjarje të tilla.Jonida Shehu: Çfarë nënkupton me heshtje, kë prisje të fliste sot përveç Guvernatorit?Ylli Rakipi: Duhet të flasin të gjitha zyrat më të rëndësishme të shtetit. Në këto 23 vjet në Shqipëri është krijuar një miniklasë, një oligarki politiko-financiare me një rreth që është mbyllur, është bërë një rreth i plotë vicioz dhe Shqipëria është e rrezikuar nga kjo oligarki.Ne nuk e kemi bërë dot demokracinë. Kemi bërë sikur kemi vrapuar drejt tij, jemi përpjekur por kemi prodhuar një tranzicion të pakuptimtë.E keqja në këtë vend të vogël ku jetojmë duket se është totatalisht e komprometuar, që ka krijuar oligarki politiko-financiare dhe brenda këtij rrethi duket se është i zhytur dhe në qendër të saj edhe Guvernatori Fullani.Jonida Shehu: Mos po tregohen të matur?Ylli Rakipi: Ju e keni pare Sali Berishën që përflet të gjitha gratë e botës. Ngrihet që në mëngjes dhe shkruan në “Facebook”  për të gjithë, për gratë, për burrat, për gjithçka. Sot ishte ngritur herët dhe kishte akuzuar kryeministrin duke shkruar se kishte dorë tek zhdukja e dëshmitarit në vrasjen e kryekomisarit, etj, etj. Por nuk ka asnjë fjalë të tij. Ka një heshtje të madhe, të të gjithë klasës politike, dhe sipas meje të kësaj klase oligarkie financiaro-politike në Shqipëri. Sot është kusht i vështirë të ndash kush është biznesmeni dhe kush është politikani.Jonida Shehu: Heshtin se duan të mbrojnë Guvernatorin apo kredibilitetin e BSH?Ylli Rakipi: Besoj se duan të mbrojnë veten. Kredibiliteti i BSH nuk mbrohet në këtë mënyrë. Kështu, cënohet më shumë, të huajt tallen. Të huajt i dinë të gjitha dhe nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.Ka ndodhur një skandal shumë i madh. Guvernatori doli sot në konferencë dhe tha një gjë të pabesueshme: Që dy njerëz, një njeri që ishte ngarkuar të ruante paratë, njësoj sikur punonte në mullinjtë e kohës së Ahmet Zogut dhe një tjetër fakire, që ruante këtë dhe e shikonte që ky merrte paratë dhe ky i thoshte që do ti kthej prapë. Pra këto janë përalla krejt të pabesueshme. Dhe Guvernatori vrapoi të thoshte që unë nuk kam përgjegjësi ligjore. Shumica e Shqiptarëve prisnin sot që Guvernatori të jepte dorëheqje, sepse është vjedhur banka. Vjedhja e bankës nga brenda është rast unikal. Është obligim i tij të japi dorëheqjen dhe t`u leri vend hetimeve. Në këtë pikpamje ne e forcojmë atë rrethin e oligarkisë, dhe e bëjmë më të errët këtë vend, duke e futur drejt një rruge pa kuptim.Jonida Shehu: Për BSH është folur rrallë, askush edhe prej nesh nuk fliste për BSH, askush nuk di kush i emëron punonjësit e BSH, çfarë politika ndjek BSH?Ylli Rakipi: Shumë e drejtë. Arsyeja thelbësore është kjo: BSH është një institucion ku Guvernatori i fundit ka mbledhur në punë gazetarë të veçantë, të cilët nuk ndodh ta shesin profesionin e tyre, e kanë shkruar gjerësisht këtë gjë. Kanë marrë me emra dhe mbiemra të punësuarit në këtë bankë. Cilët janë ata? Janë fëmijët dhe të afërmit, vëllezërit, kushërinjtë e njerëzve më të rëndësishëm të politikës shqiptare. Guvernatori i ka bërë këto qoka me një kujdes të jashtëzakonshëm. I ka grumbulluar rreth vetes të gjithë këta njerëz dhe ata janë në shërbim sot. Janë botuar lista të tëra.Por media ka pasur dhe arsyet e veta, të atij lloj bllokimi që ka politika, sepse kur nuk ushtrohen pushtetet e tjerë, vështirë të ushtrohet edhe ky lloj pushteti.Pra nuk është se nëpër tryeza nuk diskutohet kjo gjë. Tani ajo ka marrë një përmasë të re, është dixhitalizuar. Në rrjetet sociale thuhet çdo gjë, dhe jo vetëm nga të rinjtë, por nga të gjithë. Pra është gjetur një mënyrë që nga terreni poshtë, e ka braktisur median klasike dhe ka lidhur një kontakt të drejtëpërdrejtë me rrjetet sociale. Kjo është arsyeja kryesore pse media nuk e ka fokusuar problemin e BSH.Nepotizimi është shumë më pak se kjo që ka ndodhur sot. Kur media dhe klasa politike nuk bën këtë skandal të madh nuk kishte si të bënte nepotizmin.Një arsye tjetër është edhe joprofesionalizmi. Ne kemi shumë pak gazetarë ekonomie. Disa syresh që sillen si të tillë, kthehen në akademikë, pajtohen në punë 3-4 fondacione, dhe nuk është se ka ndonjë rezultat pastaj. Pra nuk kemi profesionalizëm për gazetarinë ekonomike që është një nga gazetaritë më të vështira por edhe më të rëndësishme.Jonida Shehu: Guvernatori mund të jetë i vetmi që nuk ka pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.Ylli Rakipi: Ajo e sotmja ishte një konferencë e inskenuar. Një gazetar bëri një pyetje normale për ngjarjen dhe njeriu i dytë dukej që ishte i porositur që të bënte një pyetje që ta nxirrte nga kjo temë për t’i thënë problemet më të mëdha që kanë bankat.Ngjarja e këtyre ditëve është në vazhdën e atyre ngjarjeve që pasojnë në Shqipëri, ku është shumë e vështirë që ne të hyjmë në rrugën e këtij sistemi dhe ne e kemi të vështirë ta ndërtojmë këtë sistem.Konferenca e Guvernatorit ishte një fjalim i tij, ishte një hedhje tezash. Thoshte që do të zbulojmë fajtorët, në fakt guvernatori mund të mos jetë në grupin e vjedhjes por guvernatori është i dyshuari i parë. Njeriu i parë i një institucioni që vidhet në atë mënyrë, është i dyshuari i parë. Nuk mund punëtori ose pastruesi i dyshuari i parë. Dhe në këtë pikëpamje ishte fyese, ishte mjaft fyese  për njeriun në përgjithësi, për të gjithë ne. Ishte fyese mënyra se si ai e përcolli këtë skandal. Ishte e turpshme, ishte qesharake për të huajt, se për ne është e dhimbshme.Jonida Shehu: Përpara se të dilte në konferencë, guvernatori është marrë në pyetje nga Komisioni i Ekonomisë. Kreu i komisionit, Braçe, ka thënë diçka që duket si paralajmërim, ka nevojë për të ndryshuar ligji për funksionimin e BSH, si ju duket kjo?Ylli Rakipi: Unë nuk e di a i jep 100% ligji këtë tagër dhe këto mundësi që i jep Guvernatorit. Mbase ja jep ligji në SHBA, ku autoritetet dhe drejtorët e rëndësishëm të bankave, duke punuar në bankat më të mëdhatë botës, paguhen shumë, jetojnë në pjesën më elitare të shoqërisë, gjë kjo që me atë që tregojnë edhe Fullani kishte filluar ta bënte.Jonida Shehu: Duket ka filluar herët sepse arritjet ishin shumë të mëdha në këtë fushë!Ylli Rakipi: Për sa u përket konferencave që ju thoni që ai jepte një herë në muaj dhe nuk priste pyetje, ato janë tip “qoka”, ku ai dhuronte një libër dhe një rezyme të arritjeve. Por megjithë këtë përpjekje për ta “kallaisur” situatën, vjen një moment dhe plasin gjërat. Dhe në Shqipëri rëndom plasin gjërat. Plasi Gërdeci. Pra këtu vjen momenti që plas një gjë.Të bën përshtypje një gjë. Kjo gjë ka ndodhur për 4 vjet rresht, pra nuk kemi të bëjmë me një vjedhje që u krye tani dhe mbaroi. Është një process që ka vazhduar 4 vjet. Një process që ka shmangur të gjitha llojet e auditëve. Auditit vendor, bile BSH ka edhe një audit ndërkombëtar të detyruar. Edhe atij I paska ikur. Por tu ikësh auditeve, kontrolleve dhe për 4 vjet rresht të të vjedh një punonjës i rëndomtë, (siç është pretendimi deri në momentet që flasim), magazinieri, është një gjë shumë befasuese dhe shumë fyese.Jonida Shehu: Ngjarja është tentuar si një ngjarje normale dhe jo si skandal me përmasat reale. Edhe masat që ka marrë prokuroria nuk janë masa të një ngjarje shumë të rëndë. Një prokuror kanë caktuar për ta ndjekur këtë çështje.Ylli Rakipi: Përpjekja për ta banalizuar është përpjekja për të fshehur gjithçka.Jonida Shehu: A do të arrijë një prokuror të shqyej këtë kupolë të paprekshme të BSH për të gjetur përgjegjësit e vërtetë?Ylli Rakipi: Absolutisht jo. Ato që kemi parë me rastet e tjera, të niveleve edhe më flagrante ndonjëherë, janë raste ku organet e hetimit, Prokuroria, jo vetëm nuk kanë mundur tu hyjnë problemeve, por janë përpjekur ti mbulojnë ato. Dhe kjo përpjekje sot, për ta banalizuar këtë skandal, është një përpjekje që fsheh këtë qëllim. Ta banalizojë maksimalisht. Unë besoj se kryetari i Parlamentit diçka  u nxitua në argumentin e vetë kur tha: “E zbuluan vetë ata”.Po kush mund ta zbulonte veç Bankës? Edhe ky vetëdenoncim duhej parë, se mbase duhej vetëdenoncuar më përpara. Po kush mund ta zbulonte tjetër këtë veç tyre.Mua më ka rënë rasti të hyjë në bankë për t ëtakuar Fullanin dhe hyrja aty është një histori më vete. Ka një kontroll sigurie shumë të lartë. Në këtë mënyrë ata vetë duhet ta zbulonin këtë gjë. Por çfarë kanë zbuluar është çështja dhe çfarë duhet të zbulojnë organet e hetimit më tej?Ideja e banalizimit dhe e kthyerjes në një çështje mjaft të rëndomtë, fsheh mbrapa një  qëllim të caktuar. Kështu është ky vendi ynë tani. Shkëmbejnë qoka. Unë të bëj një nder, ti më bën një tjetër. Sot e kam rradhën unë, nesër ti, shkëmbejmë të mirat bashkë.Jonida Shehu: Kemi parë edhe herë të tjera që ngrihen task forca, grupe me ekspertë që ndihmojnë prokurorinë për ngjarje që janë të rëndësishme, nuk e di pse kjo nuk është konsideruar si e tillë?Ylli Rakipi: Sepse duan ta mbulojnë për shkak se nuk është një çati që zë brenda  gjithë vendin. Sepse për vendin, atdheun tonë, nuk është se ne tregojmë kujdes për ta mbajtur. Çështja është se mbase kjo zë brenda njerëz shumë të rëndësishëm. Jo në pikëpamjen që kanë vjedhur ato 7 milionë dollar, mund ti kenë marrë qeveritarët tanë apo shtetarët tanë, po në të gjitha pikëpamjet e tjera.BSH është një mekanizëm që ka nën kontroll bankat e nivelit të dytë, ku punojnë dhe derdhin djersën e tyre edhe politikanët tanë, edhe njerëzit tanë të rëndësishëm, drejtësia jonë, gjyqtarët tanë, prokurorët tanë.Në këtë pikëpamje gjithë ky banalizimi i ngjan një maskarade të madhe që nuk ka fund, por e le këtë vend në një gjendje të tmerruar.Jonida Shehu: Çfarë presioni i duhet bërë politikës për të rregulluar të gjitha gabimet që ka bërë? Më shumë transparencë në BSH? Më shumë llogaridhënie nga BSH?Ylli Rakipi: Presionet duhen bërë në mënyrë fare të thjeshtëzuar. Unë përmenda pak më parë “Facebookun” e Sali Berishës që rri hapur ditë-natë. Duhet të shkojnë gazetarët, te zyra e tij dhe të presin atje. Që ai të flas për këtë gjë, për këtë temë. Por edhe televizionet në këtë rast janë shumë të ndarë.Vura re në një television që është profesional në lajmet që përcjell, që e rendiste konferencën e Fullanit të “krehur” dhe të rregulluar me kujdes. Në fillim fjalët e tij, pastaj deklaratën e kryeparlamentarit Meta, edhe kjo me ato fraza që duheshin, shkëputur nga konteksti për ta bërë më të fuqishme, ajo çka u duhej atyre, etj.Pra edhe media është në këtë lloj shërbimi. Fullani është produkt i një grupi gazetarësh që e kanë përcjellë tek Berisha para disa vitesh, për ta sjellë në këtë vend.Unë nuk kam asnjë gjë konkrete me të, unë kam një farë miqësie, por gjithsesi më duket një gjë shumë cinike.Sot kur dëgjoja deklaratën e tij, më dukej shumë fyese dhe shumë cinike, më dukej një gjë tmerrësisht e keqe dhe e shëmtuar. I gjithë ky manipulim, e gjithë kjo përpjekje për ta banalizuar, për ta përcjellë si një ngjarje të rëndomtë, ashtu siç bëjmë në përgjithësi në jetën tonë me ngjarje të tilla, na lë në atë pozicion të mjerë ku jemi.Është për të ardhur keq. Ndodh Gërdeci, nuk ndodh asgjë. Vriten njerëz para kryeministrisë, nuk ndodh asgjë. Hapen procese, mbyllen me procedurë nga gjykatat.Jonida Shehu: Edhe kjo është një histori e cila shumë të tjera me gjasë edhe si duket situata do të harrohet dhe do t’i mbivendoset një histori tjetër që mund të ndodhi në ditët në vijim. Ne e kemi mbaruar detyrën tonë me këtë analizë?Ylli Rakipi: Absolutisht jo. Por nga ky gravitacion ku jetojmë, nga kjo gjendje, sigurisht që ne nuk mund të bëjmë dot ndonjë dallim shumë të rëndësishëm. Nuk mund të jemi ne, brenda një qenie të madhe, ku njëra pjesë e trupit të funksionojë ndryshe, një pjesë të jetë e kalbur dhe një e shëndetshme.Jonida Shehu: Është justifikim ky?Ylli Rakipi: Deri në një farë mënyre po. Në vendet si ne, kaq të varfra, nuk bëhet demokracia. Por kjo nuk do të thotë që Mali i Zi apo fqinjët tanë që erdhën nga komunizmi, nuk i japin mundësi më të mira popullit të vetë. Edhe pse ata nuk është se po bëjnë ndonjë demokraci të kulluar në krahasim me ne.Oligarki politiko-financiare ka edhe Putini sot në Rusi, por Putinit nuk mund t`ja vjedhin Bankën Qëndrore të Rusisë. Bile as Banka e Malit të Zi nuk vidhet në këtë mënyrë dhe të raportohet si vjedhje në këtë mënyrë. Që dikush ngarkonte shportën çdo ditë dhe ikte në shtëpi dhe I thoshte ekonomistes që ishte aty që unë do ti kthejë pas pak kohësh.Duket sikur është pregatitur një lojë që edhe këto para, ky që i ka marrë, për ta banalizuar i ka çuar nëpër baste dhe kazino. Domethënë një njeri që vrapon dhe lëshon 6 milion lekë në një vend tmerrësisht të varfër. Në një vend ku njerëzit ulen dhe vënë bast 2 mijë lekshet e bukës, shkon një njeri dhe prish 7 miliarde lekë.Pra vazhdon të banalizohet deri në atë shkallë sa e ul personalitetin dhe  dinjitetin tonë dhe na fyen deri aty ku nuk thuhet.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter