Konvikti i Gjuhëve të Huaja shndërohet në Qendrën e Studimeve Albanologjike

Konvikti i Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” do të shndërrohet në Qendrën e Studimeve Albanologjike. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi i kalon përgjegjësia nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.Në vendim përcaktohet se Qendra e Studimeve Albanologjike nuk mund të tjetërsojë apo tua japë në përdorim palës së tretë pronën.V E N D I MPËRKALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË OBJEKTIT ME EMËRTIM “KONVIKTI I GJUHËVE TË HUAJA “ASIM VOKSHI””, TIRANË, NGA MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR QENDRËN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I: 1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të objektit me emërtim “Konvikti i Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, Tiranë”, ndodhur në zonën kadastrale 8160, S-13, me numër pasurie 5/74, nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, për Qendrën e Studimeve Albanologjike, sipas genplanit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi.2. Qendra e Studimeve Albanologjike nuk mund ta tjetërsojë apo t’ua japë në përdorim të tretëve pronën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe kryeregjistruesi i  Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.